• Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
• Sigurohuni që krahu spërkatës mund
të lëvizë lirisht përpara se të nisni një
program.
10.5 Përpara fillimit të një
programi
Përpara se të nisni programin e
zgjedhur, sigurohuni që:
• Filtrat janë të pastër dhe të vendosur
saktë.
• Kapaku i kutisë së kripës është i
shtrënguar.
• Krahët spërkatës nuk janë të bllokuar.
• Ka kripë dhe shpëlarës të
mjaftueshëm (përveç rastit kur
përdorni tableta të shumëfishta).
• Pozicionimi i artikujve në kosha është
i saktë.
• Programi mund të përdoret për llojin e
ngarkesës dhe për shkallën e ndotjes.
• Është përdorur sasia e duhur e
detergjentit.
10.6 Zbrazja e koshave
1. Lërini enët të ftohen para se t'i hiqni
ato nga pajisja. Enët e nxehta mund
të dëmtohen lehtë.
2. Boshatisni koshin e poshtëm në fillim
e më pas atë të sipërmin.
Pasi përfundon programi, uji
mund të qëndrojë ende në
sipërfaqen e brendshme të
pajisjes.
11. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Përpara se të kryeni
mirëmbajtjen e pajisjes,
çaktivizojeni atë dhe hiqeni
nga priza.
Filtrat e ndotur dhe krahët
spërkatës të bllokuar
zvogëlojnë rezultatet e
larjes. Kontrollojini rregullisht
dhe, nëse është e
nevojshme, pastrojini ato.
11.1 Pastrimi i filtrave
Sistemi i filtrave përbëhet nga 3 pjesë.
1. Rrotullojeni filtrin (B) në drejtim
kundërorar dhe hiqeni.
SHQIP 17
Comments to this Manuals