Problemi dhe kodi i alarmit Shkaku i mundshëm dhe zgjidhja
Nuk mund ta aktivizoni
pajisjen.
• Sigurohuni që spina të jetë futur në prizë.
• Sigurohuni që kutia e siguresave të mos ketë ndonjë
siguresë të prishur.
Programi nuk fillon. • Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë e mbyllur.
• Shtypni Start.
• Nëse është caktuar shtyrja e programit, anuloni
cilësimin ose prisni sa të përfundojë numërimi mbrapsht.
• Pajisja ka filluar procedurën për ringarkimin e rezinës
brenda zbutësit të ujit. Kohëzgjatja e procedurës është
afërsisht 5 minuta.
Pajisja nuk mbushet me ujë.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që rubineti i ujit të jetë i hapur.
• Sigurohuni që presioni i furnizimit me ujë të mos jetë
shumë i ulët. Për këtë informacion, kontaktoni autoritetet
vendase të ujësjellësit.
• Sigurohuni që rubineti i ujit të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin hyrës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që tubi hyrës të mos jetë i përdredhur ose i
përthyer.
Pajisja nuk e shkarkon ujin.
Ekrani shfaq .
• Sigurohuni që tubi lidhës i lavamanit të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që filtri në tubin dalës të mos jetë i bllokuar.
• Sigurohuni që sistemi i filtrit të brendshëm të mos jetë i
bllokuar.
• Sigurohuni që tubi i shkarkimit të mos jetë i përdredhur
ose i përthyer.
Është aktivizuar pajisja
kundër përmbytjes.
Ekrani shfaq .
• Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e autorizuar
të shërbimit.
Pajisja ndalon dhe fillon
shumë herë gjatë procesit.
• Kjo është normale. Kjo sjell rezultate optimale në larje
dhe kursim energjie.
Programi zgjat shumë. • Zgjidhni opsionin TimeSaver për të shkurtuar kohën e
programit.
• Nëse është vendosur opsioni i shtyrjes së programit,
anuloni cilësimin e shtyrjes ose prisni sa të përfundojë
numërimi mbrapsht.
Koha e mbetur në ekran
rritet dhe kapërcehet pranë
fundit të kohës së programit.
• Ky nuk është defekt. Pajisja punon siç duhet.
Rrjedhje e vogël nga dera e
pajisjes.
• Pajisja nuk është vendosur në nivel. Lironi ose
shtrëngoni këmbët e rregullueshme (nëse ka).
• Dera e pajisjes nuk është e centruar me kazanin.
Rregulloni këmbët e pasme (nëse ka).
SHQIP 19
Comments to this Manuals