AEG F88002VI0P User Manual Page 4

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 24
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 3
TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme
nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë
me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
SIGURIA E FËMIJËVE DHE
PERSONAVE ME PROBLEME
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
Mos lejoni persona me ndjeshmëri
fizike të reduktuar, funksione
mendore të reduktuara ose mungesë
përvoje dhe njohurish, përfshirë këtu
edhe fëmijët, që ta përdorin këtë
pajisje. Këta njerëz duhet të
mbikëqyren ose të udhëzohen për
përdorimin e pajisjes nga personi
përgjegjës për sigurinë e tyre. Mos
lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini të gjitha detergjentet larg
fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg derës së pajisjes gjatë kohës që
ajo është e hapur.
INSTALIMI
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje duhet të instalohet
nga një person i kualifikuar ose
kompetent.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos e instaloni ose mos e përdorni
pajisjen e dëmtuar.
Mos e montoni ose mos e përdorni
pajisjen në vende me temperaturë
nën 0°C.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të
ofruara me pajisjen.
Sigurohuni që pajisja të jetë e
instaluar nën dhe pranë strukturave
të sigurta.
Lidhja e ujit
Sigurohuni që të mos dëmtoni zorrët
e ujit.
Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba
të rinj ose në tuba që nuk janë
përdorur për një kohë të gjatë, lëreni
ujin të rrjedhë derisa ai të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni
pajisjen, sigurohuni që të mos ketë
asnjë rrjedhje.
PARALAJMËRIM
Tension i rrezikshëm.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë
sigurie dhe një veshje me një kabllo
të brendshme.
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet,
hiqni menjëherë spinën nga priza
elektrike. Kontaktoni me qendrën e
shërbimit për zëvendësimin e zorrës
së hyrjes së ujit.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë
me karakteristikat e rrjetit elektrik.
Nëse nuk përkojnë, kontaktoni me
një elektricist.
4
Page view 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... 23 24

Comments to this Manuals

No comments