AEG BSK792320M User Manual Page 31

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 72
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 30
10.7 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
11.1 Ana e brendshme e
derës
Në disa modele, në anën e brendshme
të derës do të gjeni:
numrat e pozicioneve të rafteve.
të dhëna për funksionet e nxehjes,
pozicionet e këshilluara për raftet dhe
temperaturat për gatesa tipike.
11.2 Këshillë për funksionet e
veçanta të ngrohjes së furrës
Mbaj Ngrohtë
Përdoreni këtë funksion nëse dëshironi
që ta mbani ushqimin të ngrohtë.
Temperatura rregullohet automatikisht në
80°C.
Ngrohja E Pjatave
Për të ngrohur pjata dhe enë.
Vërini pjatat dhe enët në mënyrë të
njëtrajtshme në raftin me rrjetë. Ndërroni
vendin e niveleve pas gjysmës së kohës
së ngrohjes (ndërrojeni nga poshtë-lart).
Temperatura automatike është 70 °C.
Pozicioni i rekomanduar i raftit: 3.
Ardhja E Brumit
Këtë funksion automatik mund ta
përdorni me të gjitha recetat që kërkojnë
brumë të ardhur. Krijon një atmosferë të
përshtatshme për ardhje brumi. Fusni
brumin që të vijë në një enë të madhe.
Nuk është e nevojshme të mbulohet.
Futni një raft rrjete në pozicionin e raftit
të parë dhe vëreni enën mbi të. Mbyllni
derën e furrës dhe cilësoni funksionin:
Ardhja E Brumit. Cilësoni kohën e
nevojshme.
Shkrirja
Hiqni ambalazhin e ushqimit dhe
vendoseni ushqimin në pjatë. Mos e
mbuloni ushqimin me tas ose me pjatë,
sepse kjo mund të zgjasë kohën e
shkrirjes. Përdorni pozicionin e parë të
raftit duke filluar nga poshtë.
11.3 Gatim "SousVide"
Ky funksion përdor temperatura më të
ulëta gatimi sesa ato të gatimit normal.
Trajtojeni ushqimin me shumë kujdes që
të ketë cilësi sa më të mirë.
Rekomandimet rreth sigurisë së
ushqimit:
Përdorni ushqim të freskët me cilësi të
lartë.
Përdorni gjithmonë ushqim sa më të
freskët.
Mbajeni gjithmonë ushqimin e freskët
në kushtet e duhura përpara se t'i
pastroni.
Pastrojeni gjithmonë ushqimin
përpara se ta gatuani.
Për rezultate të mira dhe të sigurta,
shihni gjithmonë vlerat në tabelat e
gatimit. Kontrolloni kohën e gatimit,
temperaturën dhe përmasat e
ushqimit.
Ushqimi duhet të mbahet në
temperaturë nën 60°C për një kohë
më të gjatë për të shmangur
problemet me sigurinë e ushqimit.
SHQIP 31
Page view 30
1 2 ... 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 ... 71 72

Comments to this Manuals

No comments