AEG BS731470HM Recipe Book Page 3

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 12
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 2
përziejini në një masë të punueshme
brumi. Lëreni brumin që të vijë derisa të
dyfishojë vëllimin.
Ndajeni brumin në copa, krijoni simitet
dhe vendosini në tavën e pjekjes të lyer
me yndyrë ose në një tavë pastiçerie
(pjesë shtesë e veçantë). Simitet lërini të
vijnë sërish për rreth 25 minuta.
Para pjekjes pritini simitet nga lart në
formë kryqi. Nëse dëshironi spërkatni me
kumel, fara lulëkuqesh ose fara susami.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.5 Peshk
Përbërësit:
600 - 700 g fileto sharrmaku-mlyshi,
salmoni ose trofte deti
150 g djathë i grirë
250 ml ajkë
50 g thërrmija buke
1 lugë kafeje tarragon
majdanoz i grirë
kripë, piper
limon
gjalpë
Metoda:
Spërkatni filetat e peshkut me lëng limoni
dhe lërini të marinohen për një farë kohe,
pastaj thani tepricën e lëngut me një letër
kuzhine. Më pas, hidhuni filetave të
peshkut nga të dyja anët kripë dhe piper.
Në fund, vendosini filetat e peshkut në
një tavë zjarrduruese të lyer me gjalpë.
Përzieni së bashku djathin e grirë, ajkën,
thërrimet e bukës, tarragonin e
majdanozin e grirë. Përhapeni përzierjen
menjëherë mbi filetat e peshkut dhe
vendosni copa të vogla gjalpi mbi
përzierje.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
1.6 Peshk i zier (troftë)
Përbërësit:
4 trofta nga 250 - 300 g secila
lëng limoni, piper, kripë
Metoda:
Lajini mirë troftat nga brenda dhe jashtë,
lyejini me lëng limoni dhe erëza dhe
vendosini në enë çeliku inoks me vrima,
nga 2 trofta për enë. Shërbejini me
copëza bajamesh të pjekura. Trofta e
përgatitur me avull: Përpara se ta
vendosni troftën në enën me vrima, prej
çelikut inoks, hidhni mbi të ujë të nxehtë
dhe uthull.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 3
1.7 Dupling me kumbulla
Përbërësit:
Për brumin (përbërësit duhet të kenë
temperaturën e ambientit):
125 ml qumësht
20 g sheqer
1 pako të vogël maja birre të thatë
(rreth 8 g)
300 g miell
30 g sheqer
30 g gjalpë
1 të verdhë veze
1 vezë të plotë
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8
g)
pak lëkurë limoni e grirë
reçel kumbulle
Pas gatimit:
50 g gjalpë
50 g fara lulëkuqeje të bluara
sheqer pluhur
Tjetër:
tavë e lyer me yndyrë
Metoda:
Hidhni qumështin dhe sheqerin në një
tenxhere dhe ngroheni lehtë mbi vatrën e
gatimit. Shtoni maja birre të thatë dhe
trazojeni. Pas kësaj lëreni për rreth 30
minuta. Miellin, sheqerin, gjalpin, të
verdhën e vezës, vezën, vaniljen me
sheqer dhe pak lëkurë të grirë limoni
hidhini në një tas për t'i përzier. Shtoni
qumështin dhe majanë dhe punoni
brumin. Mbulojeni brumin me një pëlhurë
dhe lëreni të vijë për 45 minuta të tjera.
Në fund, me anë të një luge ndajeni
brumin në topa të vegjël (rreth 80 g),
hapini me dorë dhe mbushini me nga 1
lugë kafeje me reçel kumbulle. Tërhiqini
cepat e brumit dhe mbështilleni reçelin
me brumë, dhe më pas jepini formën e
topit. Vendosini topat me brumë në një
SHQIP 3
Page view 2
1 2 3 4 5 6 7 8 ... 11 12

Comments to this Manuals

No comments