AEG L99695HWD User Manual Page 26

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 25
Sa herë që të shtypni këtë buton, koha
rritet me 5 minuta. Në ekran shfaqet
vlera e vendosur e kohës.
2. Shtypni Start/Pause për të nisur
programin.
Në ekran shfaqen treguesi i derës së
mbyllur dhe treguesi i programit në
punë .
Ekrani tregon me radhë kohëzgjatjen e
programit dhe kohën e përfundimit të
ciklit.
Shiriti i tekstit tregon që pajisja punon.
12.4 Në përfundim të
programit
Pajisja ndalon automatikisht. Sinjalet
akustike funksionojnë, (nëse janë aktive).
Për më shumë informacion shikoni "Në
fund të programit të tharjes" në kapitullin
e mëparshëm.
Pas fazës së tharjes,
pastroni filtrat e ajrit,
kazanin, guarnicionin dhe
pjesën e brendshme të
derës me një leckë të lagur.
12.5 Push në rroba
Gjatë fazës së larjes dhe/ose tharjes,
disa lloje pëlhurash, (prej sfungjeri, leshi,
pëlhurat e trikove) mund të lëshojnë
push.
Pushi i lëshuar mund të ngjitet me rrobat
gjatë ciklit tjetër të larjes.
Ky disavantazh rritet me pëlhurat
industriale.
Për të parandaluar pushin në rrobat
tuaja, ju rekomandojmë që:
Të mos lani pëlhurat e errëta pasi të
lahen dhe të thahen pëlhura me
ngjyra të çelura (sfungjer i ri, peshqiri i
duarve, lesh, pulovra pambuku) dhe
anasjelltas.
Të thani në ajër këto lloje pëlhurash
kur lahen për herë të parë.
Të pastroni filtrin e shkarkimit.
Pas fazës së tharjes, pastroni filtrat e
ajrit, kazanin bosh, rondelën dhe
derën me një leckë të lagur.
Për të hequr pushin brenda kazanit,
vendosni një program të veçantë:
Zbrazni kazanin.
Pastroni kazanin, guarnicionin dhe
derën me një leckë të lagur.
Vendosni programin e shpëlarjes.
Prekni në të njëjtën kohë Spin dhe
Extra Rinse për të aktivizuar
funksionin e pastrimit derisa ekrani të
tregojë CLE.
Prekni Start/Pause për të filluar
programin.
Nëse pajisja përdoret
shpesh, kryeni rregullisht
programin CLE.
13. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
13.1 Ngarkesa e rrobave
Ndani rrobat në: të bardha, me ngjyra,
sintetike, delikate dhe të leshta.
Zbatoni udhëzimet e larjes që
ndodhen në etiketat e kujdesit te
rrobat.
Mos lani së bashku rrobat e bardha
dhe ato me ngjyrë.
Disa rroba me ngjyra të nxjerrin bojë
gjatë larjes së parë. Rekomandojmë
që ato të lahen më vete herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhini
rripat.
Zbrazni xhepat dhe shpalosni rrobat.
Kthejini së prapthi rrobat me disa
shtresa, të leshtat dhe veshjet me
stampa.
Hiqini njollat e vështira.
Lajini njollat e vështira me detergjent
të veçantë.
Bëni kujdes me perdet. Hiqini kapëset
e tyre ose futini perdet në një qese
për larje apo këllëf jastëku.
Mos lani në pajisje rroba pa tegela
ose me prerje. Përdorni një trastë
larjeje për të larë rroba të vogla
dhe/ose delikate (p.sh. sutjena me
tela, rripa, streçe etj.).
www.aeg.com26
Page view 25
1 2 ... 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments