AEG L99695HWD User Manual Page 25

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 24
Nëse rrobat nuk janë tharë
sa duhet, vendosni sërish
një kohë tharjeje të shkurtër.
11.4 Në fund të programit të
tharjes
Pajisja ndalon automatikisht.
Sinjalet akustike funksionojnë, (nëse
janë aktive).
Në ekran ndizet . Shiriti i tekstit
tregon që programi ka përfunduar.
Treguesi i butonit Start/Pause fiket.
Simboli i bllokimit të derës fiket
Shtypni butonin On/Off për disa
sekonda për të çaktivizuar pajisjen.
Disa minuta pas
përfundimit të programit,
funksioni i kursimit të
energjisë e çaktivizon
automatikisht pajisjen.
1. Nxirrni nga pajisja rrobat.
2. Sigurohuni që kazani të jetë bosh.
12. PËRDORIMI I PËRDITSHËM - LARJE DHE THARJE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
12.1 Programi NON-STOP (pa
ndërprerje)
Mund t'i lani dhe thani rrobat duke
caktuar «një program pa ndërprerje».
Veproni si më poshtë:
1. Shtypni butonin On/Off për disa
sekonda për të aktivizuar pajisjen.
2. Ngarkoni rrobat njëra pas tjetrës.
3. Vendosni detergjentin dhe produktet
suplementare në ndarjen e duhur.
4. Rrotulloni çelësin e zgjedhjes te
programi i larjes. Në ekran shfaqet
temperatura e parazgjedhur dhe
centrifugimi. Nëse nevojitet,
ndryshojini ato sipas llojit të rrobave.
5. Zgjidhni opsionet në dispozicion.
12.2 Larja dhe tharja në
nivele automatike
1. Prekni butonin Auto Dry vazhdimisht
derisa ekrani të tregojë nivelin e
kërkuar të tharjes. Treguesit mbi
buton japin ndriçimet përkatëse:
a. Niveli i THARJES ME
HEKUROSJE: 1 tregues i ndezur
- për artikujt e pambuktë;
b. Niveli i THARJES PËR NË
DOLLAP: 2 tregues të ndezur -
për artikujt e pambuktë;
c. Niveli i THARJES SHTESË: 3
tregues të ndezur - për artikujt e
pambuktë.
Ekrani tregon që pajisja është gati për t'u
nisur.
Vlera e kohës në ekran është
kohëzgjatja e cikleve të larjes dhe
tharjes, llogaritur në madhësinë e
paracaktuar të ngarkesës.
Për të pasur një tharje të
mirë duke përdorur më pak
energji dhe brenda një kohe
më të shkurtër, pajisja nuk ju
lejon të vendosni shpejtësi
centrifugimi shumë të ulët
për rrobat që do të lahen e
thahen.
2. Prekni butonin Start/Pause për të
filluar programin.
Ekrani tregon treguesin e derës së
mbyllur dhe treguesin e programit në
funksion si edhe kohën e tharjes dhe
kohën e përfundimit të ciklit.
Shiriti i tekstit tregon që pajisja punon.
Ekrani tregon rregullisht një vlerë të re të
kohës.
12.3 Larje dhe tharje me kohë
të caktuar
1. Shtypni butonin Time Dry
vazhdimisht për të vendosur vlerën e
kohës (shiko tabelën "Programi i
tharjes").
Ekrani tregon kohën 15 minuta për rrobat
e pambukta dhe ato sintetike ndërkohë
që niset për programin e të leshtave pas
13 minutash.
SHQIP 25
Page view 24
1 2 ... 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments