AEG L99695HWD User Manual Page 27

  • Download
  • Add to my manuals
  • Print
  • Page
    / 48
  • Table of contents
  • BOOKMARKS
  • Rated. / 5. Based on customer reviews
Page view 26
Një ngarkesë shumë e vogël mund të
shkaktojë probleme balancimi gjatë
fazës së centrifugimit. Nëse ndodh
kjo, rregulloni manualisht artikujt
brenda tamburit dhe startojeni sërish
fazën e centrifugimit.
13.2 Njollat e vështira
Për disa njolla, nuk mjafton uji dhe
detergjenti.
Rekomandojmë që këto njolla t'i hiqni
përpara se të vendosni rrobat në pajisje.
Për këtë ka heqës të veçantë njollash.
Përdorni heqës të veçantë njollash që i
përshtaten llojit të njollës dhe pëlhurës.
13.3 Detergjentet dhe
produktet suplementare
Përdorni vetëm detergjente dhe
shtesa të prodhuara posaçërisht për
lavatriçe:
detergjentet në trajtë pluhuri për
të gjitha llojet e rrobave,
detergjentet në trajtë pluhuri për
rrobat delikate (40 °C maksimumi)
dhe të leshtat,
detergjentet e lëngshme,
preferimisht në programe larjeje
me temperaturë të ulët (60 °C
maks.) për të gjitha llojet e
pëlhurave, ose speciale vetëm
për të leshtat (fleta e ndarjes së
detergjentit rrotullohet në
pozicionin B në ndarjen kryesore
të shpërndarësit).
Mos i përzieni llojet e ndryshme të
detergjenteve.
Mos përdorni tableta me një dozë
brenda shpërndarësit të detergjentit.
Për të ndihmuar mjedisin, mos
përdorni më shumë detergjent sesa
sasia e caktuar.
Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i këtyre produkteve.
Përdorni produktet e duhura për llojin
dhe ngjyrën e pëlhurës, programin,
temperaturën dhe nivelin e ndotjes.
Nëse pajisja nuk ka fole detergjenti
me ndarëse, shtojini detergjentet e
lëngshme me një enë (jepet nga
prodhuesi i detergjentit).
13.4 Këshilla ekologjike
Vendosni një program pa fazën e
paralarjes për të larë rroba me ndotje
normale.
Gjithmonë fillojeni një program larjeje
me ngarkesën maksimale të çdo
programi.
Nëse është e nevojshme, përdorni një
heqës njollash kur vendosni një
program me temperaturë të ulët.
Që të përdorni sasinë e duhur të
detergjentit, kontrolloni fortësinë e ujit
në sistemin hidraulik të shtëpisë suaj
13.5 Fortësia e ujit
Nëse fortësia e ujit në zonën tuaj është e
lartë ose mesatare, rekomandojmë që të
përdorni zbutës uji për lavatriçe. Në
zonat ku uji është i butë nuk nevojitet
përdorimi i zbutësit të ujit.
Kontaktoni me autoritetet lokale të
ujësjellësit për të njohur fortësinë e ujit.
Përdorni sasinë e duhur të zbutësit të
ujit. Zbatoni udhëzimet që gjeni tek
ambalazhi i produktit.
13.6 Këshilla për tharjen
Përgatitja e ciklit të tharjes
Hapni rubinetin e ujit.
Kontrolloni që lidhja e zorrës së
shkarkimit të jetë e saktë. Shikoni
kapitullin e instalimit për më shumë
informacion.
Për ngarkesë maksimale rrobash në
programet e tharjes, shikoni tabelën e
programeve të tharjes.
13.7 Rrobat që nuk duhen
tharë
Mos vendosni program tharjeje për
këto rroba:
Artikuj shumë delikatë.
Perde sintetike.
Copa që kanë pjesë metali të
bashkëngjitura.
Çorape najloni.
Kuverta.
Mbulesa krevati.
Jorganë.
Xhupa me kapuç.
Dyshekë gjumi
SHQIP 27
Page view 26
1 2 ... 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 ... 47 48

Comments to this Manuals

No comments